Site icon Telegrafi

Kosova vend i mundësive të reja për investitorët

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, të cilin e ka organizuar Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

“Bashkë me Ministrin Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller dhe me sekretaren parlamentare të shtetit, njëherësh Ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale, Anette Kramme, para dhjetëra afaristëve gjermanë i trajtuam së bashku mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona. Kosova, si shtet i ri në Evropë është vend i mundësive të reja, veçanërisht për investitorë serioz që gjithnjë e më shumë po e rrisin praninë në tregun tonë. Në emër të Kosovës, ftova kompanitë gjermane që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë!”, ka shkruar zëvendëskryeminsitri Thaçi në profilin e tij në Facbook. /Telegrafi/

Exit mobile version