Site icon Telegrafi

Kosova vazhdon përgatitjet pas rikthimit nga Qipro

Kosova pas fitores së arritur të enjten si mysafire kundër Qipros, pasditen e së premtes ka vazhduar me stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që për pjesën e futbollistëve të cilët luajtën të ketë një stërvitje rigjeneruse, teksa pjesa tjetër ka zhvilluar stërvitje normale.

Nisma e mbarë e këtij cikli kualifikues ka bërë që edhe atmosfera në radhët e Dardanëve të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me optimizëm duelin e radhës.

Lojtarët janë të vetëdijshëm se kundër Greqisë duhet të kenë një paraqitje dukshëm më të mirë për të arritur fitoren e radhës, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova nesër në orën 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, ku përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri prej futbollistëve do të paraqiten në konferencë për media. /Telegrafi/

Exit mobile version