Site icon Telegrafi

Kosova, vatra e re e ISIS-it (Dokument)

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Në raport ngrihet alarmi se Kosova, një vend pa histori te mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Referuar të dhënave zyrtare të majit 2016, të paktën 314 kosovarë janë identifikuar që kanë udhëtuar në Siri e Irak që prej vitit 2012, për të qenë pjesë e formacioneve luftarake në këto vende.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se 3 në 4 persona që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak janë të grupmoshës 17-30 vjeç dhe mbi të gjitha, pjesa më e madhe e tyre kanë kryer së paku shkollën e mesme.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Kështu, 83 rekrutë vijnë nga 5 qytete: Hani i Elezit, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan dhe Viti.

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi.

Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i Islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket./ Top Channel/

Exit mobile version