Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lufti Zharku, ka thënë se Kosova do të bëhet vend transit që do të lidhë korridoret kryesore. Ai këto komente i bërë në konferencën informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” në Ferizaj të organizuar nga MTI-ja.
Zharku ka treguar se janë duke punuar për krijimin e një sistemi efikas të transportit. “Kosova synon të bëhet një vend transit për trafikun nga Evropa Juglindore që lidh korridoret kryesore dhe drejtimet rrugore rajonale”, theksoi ministri Zharku.
Investimet në Infrastrukturën rrugore konsiderohen faktor kyç për zhvillimin e rrjetit të transportit, i cili do të menaxhohet në mënyrë efikase dhe në përputhje të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare.
Ministri Zharku ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Iinfrastrukturës për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore përkundër sfidave dhe kufizimeve të shumta, siç janë: zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë dhe N9 Prishtinë-Pejë dhe rrjeti i autostradave të Kosovës.
Ndërsa në komunën e Ferizajt, Ministria e Infrastrukturës do të alfaltojë rrugët, Babush-Tërrn-Luboc-Koshare-Slivovë, Mirash i Ri-Cërnillë, Prelez i Jerlive-Muhoc-Lloshkobare, unaza e jashtme e Ferizajt (Prelez i Jerlive, Kosine, Llojza – Dremjak – Nerodime), ndërtimi i nënkalimit për automjete (tek hekurudha) në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë-Terstenik-përmes lagjes Qarkosh (Ferizaj-Viti) si dhe asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaqke (Ferizaj-Shtërpcë).
Kompetencë e MI-së janë gjithsej 1925.1 km rrugë, prej tyre 630.4 km rrugë nacionale dhe 1294.7 km rrugë regjionale. /Telegrafi/