Përfaqësuesja e Kosovës dhe kombëtarja e Ukrainës kanë zbuluar tashmë formacionet zyrtare për takimin e vlefshëm për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Kosova dhe Ukraina ndeshen mes vete në ndeshjen e parafundit eliminatore në kuadër të grupit I.
“Dardanët” janë nikoqirë në takimin e fundit si vendas, i cili zhvillohet në “Loro Boriçi” nga ora 20:45.
Përfaqësuesja e Kosovës ende nuk ka shijuar fitoren në këtë eliminatore dhe kërkon që këtë ta gjej në ndeshjen e fundit para tifozëve të saj.
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Finlandës, duke i dhënë shansin futbollistëve si Besar Musolli e Besar Halimi. /Telegrafi/
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paqarada; Kryeziu, Musolli; Rashica, Halimi, Celina; Muriqi
Ukraina: Pyatos, Khacheridi, Matviyenko, Yarmolenko, Konoplyanka, Kravets, Rotan, Sydorchuk, Karavaev, Garamash, Ordets