Site icon Telegrafi

Kosova U21 zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Poloninë

Kosova U21 e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Polonisë U21, e cila zhvillohet nesër në orën 20:00, në stadiumin “Orlen Arena” në Plock.

Kjo ndeshje është në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Atmosfera në radhët e Dardanëve U21 është shumë e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të vështirë.

Kjo është ndeshja e dytë për të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit në këtë cikël kualifikues.

Të parën Kosova e kishte fituar ndaj Estonisë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version