Telegrafi

Kosova U21 turpërohet nga Anglia U21, anglezëve iu deshën vetëm 45 minuta për të shënuar gjashtë herë

Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë ndaj Anglisë U21 me rezultat 6-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2021”

Kosova u mbajt mirë në pjesën e parë, duke mos lejuar që të pësojë edhe pse anglezët kishin disa raste.

Anglezët ndezën motorët në pjesën e dytë, duke shënuar plot gjashtë herë.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 51′ nga Edward Nketiah.

I njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të dhe të tretin nga penalltia në minutën e 60-të.

Anglezët arrijnë të shënojnë golin e katërt nga një futbollist tjetër i Arsenalit, Reiss Nelson.

Golin e pestë e shënoi Ryan Sessegnon, ndërsa të gjashtin Jude Bellingham.

Angli mbetet lider i grupit me 15 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa Kosova pas 6 ndeshjeve ka 6 pikë dhe mban pozitën e pestë. /Telegrafi/