Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grumbullimin e muajit mars.
Dardanët e rinj janë grumbulluar në Antalya të Turqisë, ku tanimë kanë zhvilluar ndeshjen e parë me Turqinë U21 dhe janë mundur 2-1.
Ndërkohë sot në Belek, Dardanët do të përballen me Moldavinë U21 me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani është duke krijuar një kombëtare për ndeshjet kualifikuese.
Sfida mes Kosovës dhe Moldavisë është miqësore dhe zhvillohet në Belek me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/