Telegrafi

Kosova U21 sot fillon kualifikimet për Euro U21 në takimin ndaj Andorrës U21

Pas Kosovës A, në aksion do të rikthehen edhe Përfaqësuesja U21 në takimin ndaj Andorrës U21.

Ekipi i shpresave për dallim nga ajo kryesore që zhvillon vetëm takim miqësor ndaj Guinesë, do të kenë ndeshje kualifikuese.

Të rinjtë e Kosovës e fillojnë fazën kualifikuese ndaj Andorrës U21, në takimin që luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët e grupmoshave U21 janë në Grupin G me Shqipërinë, Slloveninë, Anglinë, Republikën e Çekisë dhe Andorrën.

Shpresat e Shqipërisë triumfuan në takimin e parë ndaj Anodrrës me rezultat 3-0, duke marrë kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Kosova U21 do të fillojë sot kampanjën kualifikuese për Euro U21, e vendi i parë shkon direkt, derisa i dyti në play-off. /Telegrafi/