Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e shtatorit.
Dardanët e rinj do e zhvillojnë takimin kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2023.
Kosova U21 takohet me Tre Luanët më 7 shtator në ora 19:00 në Milton Keynes.
Përzgjedhësi Michael Nees ka publikuar emrat e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë takim mjaft të rëndësishëm.
Grumbullimi i lojtarëve U21 do të bëhet me 30 gushtë, për t’i filluar kështu përgatitjet për ndeshjen me Anglinë. /Telegrafi/