Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në muajin qershor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj do të jenë nikoqir të Kombëtares së Anglisë në ndeshjen e nëntë të Grupit G.
Kosova në këtë takim vije pas fitores së madhe në udhëtim te Andorra me rezultat 0-3.
Aktualisht të besuarit e Albert Bunjakut mbajnë vendin e katërt në tabelë me 11 pikë, derisa Anglia është e para me 22 pikë duke marrë shtatë fitore e një barazim.
Kjo përballje mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës e ka lënë hyrjen falas për tifozët që duan ta shohin nga afër këtë ndeshje. /Telegrafi/