Përfaqësuesja e Kosovës U21 e zhvillon sot (e premte) ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Djelmoshat e Kosovës luajnë sot takimin radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” do të përballen me Slloveninë, takim ky që zhvillohet në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas shkarkimit të ish-trajnerit gjerman, Michael Nees, ekipi do të udhëhiqet nga ish-trajneri i ekipit A, Albert Bunjaki.
Deri më tani, Kosova U-21 në pesë ndeshjet e zhvilluara ka fituar dy takime dhe ka humbur tri tjera duke u renditur në pozitën e pestë me gjashtë pikë.
Bunjaki ka thënë se synimi i tij në pesë ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të merren 40 deri 50 për qind e pikëve në dispozicion.
Sipas tij, qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023. /Telegrafi/