Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Turqisë në një ndeshje miqësore.
Ky takim mes dy kombëtareve u zhvillua në “Alanya Oba Stadium” në Turqi, dhe qëllimi i saj ishte që të gjithë lojtarët e grumbulluar të merrnin disa minuta.
Të parët që morën avantazhin ishin vendasit të cilët realizuan për 1-0 në minutën e dhjetë përmes Izzet Çelik.
Kosova më pas u kundërpërgjigj në minutën e 33-të duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Leon Frokaj i cili shënoi një gol të bukur.
Golin e fitores për Turqinë e realizoi Semih Kiliçsoy në minutën e 69-të nga penalltia.
‘Dardanët’ e rinj do të rikthehen sërish në aksion të martën, ku do të luajnë miqësoren e dytë ndaj Moldavisë./Telegrafi/