Kosova U21 ka pësuar humbje si mysafir nga Turqia U21 me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.
Të besuarit e Rafet Prekazit e nisën ndeshjen me kujdes të madh, por që pësuan në minutën e 21-të, pasi turqit kërkon golin me disa sulme.
Ibrahim Dervisoglu shënoi në minutën e 21-të pasi pranoi bukur një top në zonë, shmangu mbrojtësin dhe shënoi për 1-0.
Türkiye U21 1 – 0 Kosova U21
21' H. Dervişoğlu pic.twitter.com/0ic1ddmZBA
— A Spor (@aspor) November 17, 2020
Kosovën e la në baltë Leonard Vitija i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31-të, ku shkaktoi penallti.
Guven Yalcin ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 32-të për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Türkiye U21 2 – 0 Kosova U21
32' Güven Yalçın (Pen) pic.twitter.com/8mt8owHvaj
— A Spor (@aspor) November 17, 2020
Në pjesën e dytë Turqia shënoi edhe një herë për ta siguruar fitoren.
Berat Ayberk Ozdemir shënoi në minutën e 64-të për 3-0 që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Türkiye U21 3 – 0 Kosova U21
64' Berat Özdemir pic.twitter.com/eqCTMywrji
— A Spor (@aspor) November 17, 2020
Ajo çfarë është më e dhimbshme, Kosova nuk gjuajti në kornizën e portës asnjëherë në këtë ndeshje.
MAÇ SONUCU | Türkiye 3-0 Kosova #BizimÇocuklar pic.twitter.com/AI3wKRihHA
— Türkiye #BizimÇocuklar 🇹🇷 (@MilliTakimlar) November 17, 2020
Kosova i mbyll këto eliminatore me 9 pikë pas 10 ndeshjeve, duke marr tri fitore dhe nëntë humbje. /Telegrafi/