Kosova U21 ka marr një fitore bindëse si mysafir i Andorrës U21 me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Të besuarit e Albert Bunjakut edhe pse nuk kanë më gjasa për të kaluar tutje, dëshirojnë të tubojnë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura.
Përballja u zhbllokua me një gol të Valmir Verliut në minutën e 11-të nga pika e bardhë.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi furishëm për shpresat dardane, që shënuan dy herë brenda pak minutash.
Ilir Krasniqi shënoi në minutën e 52-të për 2-0.
Pas dy minutash rrjetën e gjeti edhe Kreshnik Krasniqi që shënoi për 3-0.
Aktualisht Kosova me 11 pikë mban vendin e tretë në renditje, pas Anglisë dhe Çekisë. /Telegrafi/