Kombëtarja e Kosovës U21 ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut U21.
Dardanët kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Petar Milosevski’.
Golin e vetëm në këtë takim për Dardanët e rinj e shënoi Aulon Bitiqi nga afërsia me kokë për 0-1 në minutën e 40-të.
Kjo ishte fitorja e dytë brenda pak ditësh në dy ndeshje miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21.
Ditë më parë, Dardanët e rinj triumfuan 1-3 ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/