Përfaqësuesja e Kosovës U21 është nikoqire e Sllovenisë në kuadër të ndeshjes së gjashtë për kampanjën kualifikuese.
Dardanët e rinj kanë zhvilluar deri më tani pesë ndeshje, ku kanë marrë dy fitore dhe tri disfata.
Të besuarit e Albert Bunjakut synojnë tri pikët ndaj Sllovenisë e cila ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë të grumbulluara.
Bunjaku do të luaj me formacionin 4-3-3, ku treshja e sulmit për Dardanët përbëhet nga Valmir Veliu, Mark Marleku dhe Patriot Sejdiu.
Formacionet zyrtare:
Kosova U21: Nreca-Bisinger, Hoti, Kurtulus, Zumberi, Sadriu, Krasniqi, Pajaziti, Krasniqi, Sejdiu, Marleku, Veliu.
Sllovenia U21: Turk, Ilenic, Zec, Stojinovic, Spanring, Markus, Vesner, Zabukovnik, Zugelj, Bosilj, Matko. /Telegrafi/