Site icon Telegrafi

Kosova U21 e pret sot Gjermaninë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbres për herë të dytë në fushë në muajin shtator, duke qenë nikoqir i Gjermanisë U21.

Pas humbjes 3-0 nga Polonia të premten mbrëma, Dardanët do të përballen me Gjermaninë U21 në ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ora 19:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe dy ekipet përfaqësueses ndodhen në Grupin D.

Dardanët pas dy ndeshjeve ka tre pikë në pozitën e dytë, derisa Gjermania ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Mysafirët janë favorit të mëdhenj ta fitojnë këtë duel, por djelmoshat e Afrim Tovërlanit do të futen në këtë ndeshje për të shkaktuar befasi.

Për dallim nga ndeshja me Poloninë, Kosova U21 sot pritet të ketë përkrahje të madhe në stadium, ndërsa trajneri Tovërlani mund t’i bëjë disa ndryshime në formacion. /Telegrafi/

Exit mobile version