Kosova U21 do të luaj ndeshjen shumë të rëndësishme me Kombëtaren e Anglisë në udhëtim.
Përfaqësuesja e Kosovës U21 e ka zhvilluar stërvitjen e saj në stadiumin “KCOM” në Hull City, aty, ku sonte në mbrëmje, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.
Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.
Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.
Aktualisht në Grupin 3, Kosova zë pozitën e parë me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa anglezët kanë tri pikë. /Telegrafi/