Site icon Telegrafi

Kosova U21 bënë paraqitje të mirë ndaj Moldavisë, barazon pa gola

Kosova U21 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë U21 në Antalya të Turqisë.

Dardanët ndonëse bënë paraqitje të mirë duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit nuk patën fat t’i konkretizojnë rastet e tyre dhe si rrjedhojë takimi u përmbyll pa gola.

Megjithatë, kjo ndeshje ishte një test i mirë për Dardanët e rijnë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.

Përzgjedhësi Tovërlani përgëzoi futbollistët për paraqitjen e mirë ndonëse patë raste edhe për të shënuar pavarësisht se Moldavia kishte mbrojtje të fortë.

“ Mendoj që angazhimi ishte në nivel, por qarkullimi i topit është dashur të jetë më konkret dhe më shpërthyes. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, pasuam më shumë, krijuam më tepër dhe më vjen keq që së paku një gol nuk e realizuam për fitore”.

“Megjithatë mendoj se jemi duke krijuar një skuadër të mirë, dhe ishte një paraqitje e mirë ndaj një skuadre e cila mbrohet me 9 futbollist dhe luan fuqishëm në këtë zonë”, deklaroi Tovërlani.

Kujtojmë që ndeshjen e dytë miqësore Kosova U21 e zhvillon me datën 27 mars ndaj Turqisë.

Exit mobile version