Telegrafi

Kosova U21 barazon në ndeshjen e dytë miqësore në Antalia

Përfaqësuesja e Kosovës U21 e cila po qëndron për përgatitje në Antalia, sot e ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese.

Përballë të përzgjedhurve të Afrim Tovërlanit ishte skuadra elitare e Iranit, Tractor FC, me buxhet prej 10 milionë euro në vit, teksa pas një loje interesante rezultati mbeti i pandryshuar (0:0).

Edhe në këtë ndeshje Kosova U21 pati paraqitje të mirë, teksa u aktivizuan të gjithë lojtarët që janë në grumbullim.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore për Dardanët e udhëhequr nga Afrim Tovërlani pasi në ndeshjen e parë barazuan me ekipin arab Al-Adalah me rezultat 1-1. /Telegrafi/