Telegrafi

Kosova U21 – Austria U21, formacionet zyrtare

Kosova do të përballet me Austrinë në kuadër të ciklit kualifikues për Evropianin për U21  i cili do të mbahet në Hungari dhe Slloveni.

Për takimin i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, tashmë dy trajnerët kanë hedhur në fushën e lojës formacionet startuese.

Në formacionin titullar ka jo pak ndryshime nga përbërjet e kaluara, teksa spikat rikthimi i Arton Zekajt.

Nga minuta e parë shumica e lojtarëve që luajnë janë ata që vijnë nga jashtë vendit.

Në stol çuditërisht nuk ndodhen futbollistët nga Superliga e Kosovës si Qëndrim Zyba, Blendi Baftiu, Valmir Veliu dhe Edison Kqiku, të cilët ishin të ftuar për këtë takim.

Formacionet