Kosova U-21 në futboll takohet sonte me Andorrën U-21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Një orë para takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, ka ardhur me ndryshime të shumta, shkaku edhe i daljes pozitiv të katër lojtarëve tanë.
Në portë për herë të parë do të jetë David Tobias Nreca Bisinger, që zëvendëson të prekurin me COVID-19, Smakiqi.
Valmi Veliu dhe Edison Kçiku do të startojnë nga minuta e parë, ndërsa në sulm do të jetë Mirlind Daku.
Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.
Kosova nga shtatë ndeshje, ka vetëm gjashtë pikë, ndërsa Andorra ka pesë pikë.
Formacionet zyrtare
/Telegrafi/