Site icon Telegrafi

Kosova U19 mposht Moldavinë në finale, fiton turneun ‘Roma Caput Mundi’

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka arritur të fitojë ndeshjen finale ndaj Moldavisë me rezultat minimal 1-0.

Djelmoshat e trajnerit Ramiz Krasniqi e kanë bërë krenar Kosovën me arritjen e fundit.

Ata kanë arritur të fitojnë finalen ndaj Moldavisë me rezultat 1-0 dhe ta fitojnë turnet prestigjioz “Roma Caput Mundi”.

Ky turne ka qenë shumë pozitiv për Dardanët e rinj pasi kanë krijuar përvojë, ndërsa shumë emra të rinj janë provuar.

Para fitores ndaj Moldavisë, Kosova kishte mposhtur edhe Frosinonen, Greqinë dhe Lazion. /Telegrafi/

Exit mobile version