Site icon Telegrafi

Kosova U19 humb edhe nga Irlanda

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka humbur ndaj djelmoshave të Republikës së Irlandës me rezultat të thellë 3-0 në takimin për kualifikimet për kampionatin evropian “Finlanda 2018”.

Djelmoshat e Kosovës nuk kanë mundur t’i bëjnë dot ballë atyre irlandez në takimin e dytë të vlefshëm për grupin 5.

Lexo po ashtu Kosova U19 udhëtoi drejt Portugalisë

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte sulmuesi Michael Obafemi, i cili shënoi për 1-0.

Irlanda shpejt gjeti edhe golin e dytë, ku në minutën e 13-të ishte mesfushori Lee O’Connor që shënoi për 2-0 dhe dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të irlandezëve, të cilët shënuan edhe një gol me anë të Rowan Roache (54′), duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Lexo po ashtu Kosova U19 pësoi humbje ndaj Portugalisë

Kjo është humbja e dytë e djelmoshave të Kosovës në këtë grup, pasi në takimin e parë humbën thellë 5-0 nga Portugalia.

Pas kësaj humbje, Kosova U19 renditet në vendin e fundit në grupin 5 me zero pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version