Përfaqësuesja e Kosovës nën 19 vjet ka shënuar fitoren ndaj djelmoshave të Kombëtares së Lituanisë me rezultat të thellë 3-0, duke siguruar kualifikimet për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2019’.
Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Lituanisë U-19, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për EURO 2019.
Djelmoshat e trajnerit Ramiz Krasniqi kanë fituar me rezultat të thellë 3:0 dhe ishte fitorja e dytë në tri ndeshjet e para në Grupin 6, pasi më herët kishin mposhtur edhe Izraelin.
Pjesa e parë e takimi përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të Kosovës U19 me golin e shënuar në minutën e 27-të.
Ishte sulmuesi i ri i Dritës, Leotrim Kryeziu, i cili shënoi për epërsinë e Kosovës dhe dërgoi Përfaqësuesen tonë në pushim me një gol më tepër.
Në pjesën e dytë Kosova U19 shënoi edhe dy gola tjerë duke siguruar fitoren e madhe që e kualifikon për në fazën tjetër të kualifikimeve për në ‘Euro 2019’.
Gol i epërsisë 2-0 erdhi në minutën e 48-të nga penalltia dhe shënues ishte përsëri sulmuesi Kryeziu, ndërsa për 3-0 shënoi Gentrit Limani në minutën e 50-.
Me këtë fitore, Kosova u kualifikua në raundin tjetër, pra në ‘Elite Round’, ku formohen katër grupe me nga katër skuadra.
Pra, duhet kalimi i edhe atij raundi, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por gjithsesi se ky është një sukses i madh për Kosovën. /Telegrafi/