Para ndeshjes me Islandën, Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e femrave, mbajti sot seancën stërvitore.
Kryesisht u përqendruan në situatat në lojë, pasi që më parë u analizua ndeshja Islanda – Mali i Zi, nga e cila u panë anët e forta të skuadrës islandeze si dhe pikat e dobëta të saj e nga ku mund të përfitojnë vashat tona në ndeshjen e nesërme që zhvillohet prej orës 12.30.
Është ushtruar në mbrojtje dhe sulm dhe ndërlidhjet ndërmjet reparteve.
Edhe gjendja shëndetësore e futbollisteve sipas mjekut të ekipit kombëtar dr. Milazim Gjocaj, është e kënaqshme. /Telegrafi/