Site icon Telegrafi

Kosova U18 në finale

Në çerekfinale djelmoshat e Albert Sylejmanit mposhtën skuadrën italiane, Alcera, me rezultat 60:47, ndërkohë vetëm disa orë më vonë në gjysmëfinale fituan kundër asaj austriake, Basket Flames.

Padyshim sfida më e madhe do t’i presë sot në finale pasi ku për kundërshtar do të kenë një skuadër mjaft cilësore, e cila ka qenë edhe fituese e edicionit të kaluar, Union Dobling. Dobling ka në mesin e saj katër reprezentues austriakë, katër gjermanë dhe tre serbë.

Megjithatë, sekretari Nazmi Paçarada, i cili është duke qëndruar së bashku me delegacionin kosovar në Austri, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme kualifikimin në finale.

“Në mesin e 20 shteteve që kualifikohen në finale, ndërsa në gjysmëfinale më shumë se 2 mijë shikues do të thërrasin emrin Kosova, kjo është fantastike dhe shumë e rëndësishme”, tha Paçarada për Zërin.

Ndërkohë përfaqësuesja e femrave është eliminuar në çerekfinale, ku është mposhtur nga skuadra e Letonisë, Riga me rezultat 45:38. Kjo ishte ndeshja e katërt e përfaqësueses së femrave në këtë turne ku kanë shënuar tri fitore dhe një humbje në prezantimin e parë të tyre në Evropë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version