Site icon Telegrafi

Kosova U18 mposhtet me rezultat të thellë nga Armenia

Kosova U18 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po mbahet në Durrës.

Dardanet e reja humbën nga Armenia me shifrat 73:48 (19:8, 20:9, 20:17, 14:14).

Dallimi është bërë në pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte e barabartë, por që nuk mjaftoi, pasi Armenia fitoi në fund.

Yllza Uka shënoi nëntë pikë te Kosova, ndërsa nga shtatë shënuan Vesa Krasniqi dhe Elsa Shala.

Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën do të jetë nesër ndaj Moldavisë, nga ora 16:30.

Exit mobile version