Hendbollistët e rinj të Kosovës janë shpallur kampion të Evropianit U18 të Divizionit B, pasi mposhtën në finale Gjeorgjinë.
Evropiani U18 i Divizionit B u organizua në Prishtinë, ku Kosova mposhti Gjeorgjinë me rezultat 30:22, në një ndeshe të dominuar nga fillimi deri në fund.
Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe përfaqësuese të hendbollit.
“Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli”, shkruan në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Triumfi në Evropianin U18 të Divizionit B vlerësohet sukses për Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK). /Telegrafi/