Basketbollistët tanë ndeshjen e parë të martën mbrëma e fituan kundër ekipit austriak Flames me rezultatin 62:36. Ndërsa, në ditën e dytë të turneut mposhtën ekipin gjerman Vilsbiburg me rezultatin 66:42.
Në ditën e tretë të turneut djelmoshat tanë u kualifikuan në çerekfinale si lider i grupit pas fitores së tretë të cilën e arritën me rezultat zyrtar pas tërheqjes nga garat të ekipit kundërshtar.
Në çerekfinale djelmoshat e Albert Sylejmanit mposhtën skuadrën italiane, Alcera, me rezultat 60:47, ndërkohë vetëm disa orë më vonë në gjysmëfinale fituan kundër asaj austriake, Basket Flames.
Kosovarët në finale të këtij turneu kanë mposhtur ekipin gjerman Schwabing, me rezultat 53:48. /Telegrafi/