Telegrafi

Kosova U18 e mbron titullin

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka fituar sërish turneun e të rinjve, pasi që në finale mposhti skuadrën amerikane, Back 2 Basics, njofton Sporti1.

Pas tri fitoreve radhazi në ditën e parë, në gjysmëfinale Kosova U18 ka mposhtur skuadrën belge, Gembo me rezultatin 67:55, ndërsa në finalen e madhe është takuar me skuadrën amerikane, Back 2 Basics.

Ndeshjen me amerikanët kosovarët e fituan me rezultat edhe më bindëse (58:38), për të fituar për herë të dytë trofeun e turneut, Limburg Basketball Trophy.

“Falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët për angazhimin dhe performancën e treguar, gjithashtu falënderoj udhëheqësit e FBK-së për përkrahje, dhe MKRS-në për mbështetjen financiare që po bëjnë për këta djelmosha që po mbrojnë ngjyrat e shtetit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri Albert Sylejmani për Sporti1, i cili ka udhëhequr ekipin bashkë me trajnerin e njohur, Ibrahim Karabegu. /Telegrafi/