Site icon Telegrafi

Kosova U17 në grup me Spanjën, Ukrainën e Greqinë

Aspak i lehtë rrethi elitë për Kombëtaren e Kosovës U17, e cila në tetor të këtij viti u kualifikua për këtë rreth.

Sot në Nyon të Zvicrës, u tërhoq shorti për rrethin elitë të Kampionatit evropian 2018/2019.

Kosova po përfaqësohet nga drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipeve kombëtare Artan Govori dhe drejtori teknik, Michael Ness, të cilët kanë mësuar kundërshtarët e saj.

Kosova U17, e cila ndodhet në grupin e 5-të, në këtë rreth do të ballafaqohet me Spanjën e cila është edhe organizatore e këtyre ndeshjeve që do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars 2019 me Ukrainën dhe me Greqinë.

Duhet shpresuar se ky grup i futbollistëve të rinj do të bëjnë çmos që të shkojnë tutje në evropian.

Lexo po ashtu U21: Kosova dhe Shqipëria në Grupin 3 për kualifikimet e EURO 2021

Edhe U21 kanë mësuar kundërshtarët e radhës për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Përfaqësuesja jonë e grupmoshave të reja do të ballafaqohen me Shqipërinë, Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. /Telegrafi/

Exit mobile version