Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1-0.
Kjo fitore e djelmoshave të Kosovës erdhi në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019 që po mbahen në Qipro.
Pas ndeshjes së parë në të cilën janë mundur nga Skocia me rezultat 1:2, kësaj radhe të përzgjedhurit e Besnik Kollarit krahas lojës së mirë kanë arritur të arkëtojnë edhe pikët e plota.
Golin e fitores së madhe për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të.
Në ndeshjen e fundit Përfaqësuesja U17 do të luajë përballë Qipros.
Kjo kombëtare në ndeshjen e parë kishte humbur 0-3 nga Zvicra, derisa sot ka barazuar 1-1 me Skocinë.
Në këtë grup, momentalisht prinë Skocia me katër pikë, ndërsa Kosova dhe Zvicra ndajnë vendin dy dhe tre me nga tri pikë. /Telegrafi/