Telegrafi

Kosova U16 zhvillon finalen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës (M) është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për grupmoshat U16.

Dardanët e rinj në gjysmëfinale mposhtën me rezultat të thellë Azerbajxhanin 76:41.

Ndërkohë në finalen e madhe Kosova do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Finalja e madhe mes Kosovës U16 dhe Shqipërisë U16 do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30.

Kjo sfidë finale do të luhet në Parkun Olimpik ‘Feti Borova’ në kryeqytetin shqiptar Tiranë. /Telegrafi/