Telegrafi

Kosova U16 mposht Austrinë

Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka mposhtur Austrinë në kuadër të Kampionatit Europian për grupmosha të reja.

Kosova ka mposhtur lehtë Austrinë sonte, 66-51, për të përmirësuar bilancin e ndeshjeve në Grupin C në 2-3.

Erhan Sholla me 15 pikë e 7 kërcime ka qenë lojtari më efikas te Kosova sot, ndërsa lojtari më i dalluar ishte Dardan Kapit, që ka përfunduar ndeshjen me “double-double” me 13 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime, duke regjistruar edhe 5 bllokada!!!