Kosova U15 e ka mbyllur me triumf garën e “UEFA Development Tournament”, që u mbajt në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij turneu, ‘Dardanët’ e rinj kanë shënuar fitore në duel me Shqipërinë, me rezultat 1-0.
Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elton Krasniqi.
Kësisoj, Kosova e mbylli turneun me 9 pikë, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Pozita e dytë i takoi Shqipërisë me 4 pikë, vendi i tretë Estonisë më 3 pikë dhe Taxhikistani mbeti i fundit me 2 pikë.
Në ndeshjen e parë Kosova e mundi Taxhikistanin 8-0, derisa në ndeshjen e dytë e mposhti Estoninë, 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Gazmend Haliti tregoi nivel të lartë të lojës, duke qenë dominuese në të gjitha ndeshjes. /Telegrafi/