Kosova e ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas ndeshjes gjysmëfinale të play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1 e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.
Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë.
Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë, shkruan FFK.
Nesër Kosova e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media. /Telegrafi/