Telegrafi

Kosova u kthehet stërvitjeve, fokusi te ndeshja ndaj Gjeorgjisë

(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës ka vazhduar sot (e diel) me stërvitje para ndeshjes së radhës kundër Gjeorgjisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stërvitja u zhvillua në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali nën reshjet e shiut, derisa të pranishëm ishin futbollistët që nuk luajtën dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë.

Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në hotel ‘Emerald’.

(Foto: ffk-kosova.com)

Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar në Stokholm, djelmoshat e Kosovës tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synimin për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.

Nesër (e hënë), Dardanët, të kompletuar, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)