Kosova U-21 e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21, Dardanët bënë përgatitjet finale, me synimin që nesërmbrëma (e martë) ta realizojnë fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Përzgjedhësi Nees tha se janë përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.
Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dyja skuadrat.
Ndërkaq, futbollistët Florent Hoti dhe Kreshnik Krasniqi përveç optimizmit thanë se është ndjenjë e veçantë të luajnë dy kombëtare shqiptare mes vete. Ndeshja Kosovë U21 – Shqipëri U21 zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.