Site icon Telegrafi

Kosova U-21 pëson humbje ndaj Katarit

Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Katarit U21 dhe Kosovës U21 i zhvilluar në Doha.

Katari shënoi fitore me rezultat të pastër 2:0, duke treguar paraqitje të fortë ndaj djelmoshave tanë edhe pse ‘Dardanët’ kishin shumë raste për shënim por që nuk i shfrytëzuan si duhet.

Për përzgjedhësin e Kosovës, Michael Nees kjo ishte ndeshja e parë si trajner i Dardanëve të rinj.

Formacioni i Kosovës U21: David Nreca (GK); Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu (C), Altin Kryeziu, Altin Zeqiri, Rilind Nivokazi, Dion Berisha, Edvin Kurtulus, Arjan Kastrati, Qëndrim Zyba.

Kujtojmë se dy Kombëtaret do të kenë edhe një ndeshje miqësore me 29 mars duke filluara nga ora 18:15.

Ndërsa, ndeshjen e parë kualifikues do ta luajnë ndaj Andorrës U21 me dat do ta luajnë ndaj Andorrës U21 me datë 8 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version