Site icon Telegrafi

Kosova U-21 përmbyll me humbje turneun në Turqi (Foto)

Në ndeshjen e fundit të këtij turneu Kosova nuk luajti ndaj kundërshtarit që ishte paraparë më herët, Azerbajxhanit, pasi kjo kombëtare ishte larguar qysh më 28 janar, ka konfirmuar FFK-ja përmes një komunikate.

Por, organizatorët u përkujdesën që të gjejnë një kundërshtar të denjë për Kosovën. Dhe kundërshtari i saj i pestë në këtë turne ishte përfaqësuesja e Iranit U-19, e cila u tregua një kundërshtar i fortë për djelmoshat kosovarë.

Irani arriti të fitojë këtë takim me rezultat prej 2 me 0. Epërsinë e parë Irani e arriti përmes autogolit të Lorik Ismajlit, i cili në minutën e 19 e dërgoi topin në portën e gabuar, duke i dhënë epërsinë ekipit kundërshtar.

Ndërsa kur po zhvillohej minuta e 69 e takimit Mehran u përkujdes për të shtuar epërsinë për Iranin, transmeton Koha.

Për Kosovën në këtë takim u paraqitën: Hajdini, Ismajli, Zabergha(Dabiçaj), Namani, Kelmendi(Muja) (Gashi), Rama(Kajtazaj), Nebihu, Hasani(Dino), Sejdiu(Shala), Lushtaku(Memaj) dhe Hoti(Aliaj).

 

Exit mobile version