Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka barazuar në ndeshjen e dytë të zhvilluar ndaj Katarit U-23, 2-2.
Dardanët e përzgjedhësit Michael Nees e nisën për mrekulli ndeshjen, kur vetëm pas gjashtë minutave lojë kaluan në epërsi.
Ishte sulmuesi i talentuar i skuadrës turke Denizlipor, Veton Tusha që realizoi për 0-1.
Me epërsinë prej një goli të dardanëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për Dardanët e rinj të cilët realizuan për 0-2.
Ishte sulmuesi këmbëshpejtë i Llapit, Valmir Veliu që shtënoi në portën e vendasve për ta dyfishuar rezultatin.
Por vendasit në 15 minutat e fundit realizuan golat për ta barazuar rezultatin.
Fillimisht Katari U-23 ngushtoi epërsinë në minutën e 76-të, pastaj në të 87-tën realizuan golin e dytë për rezultatin përfundimtar 2-2.
Kosova luajti me këtë përbërje: Nreca, Kurtulus, Pllana, Sadriu, Zumeri, Morina, Zyba, Hetemi, Veliu, Tusha, Nivokazi.
/Telegrafi/