Kosova U-21 ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme përballë moshatarëve të tyre, gjigantit botëror, Gjermanisë, duke marrë një pikë.
Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë zhvilluar lojë të disiplinuar nga fillimi deri në fund përballë kampionëve aktual evropian.
Pjesa e parë shkoi në dominimin të gjermanëve që kërkonin golin, por mbrojtja me Arbenit Xhemajlin dhe Ardian Ismajlin.
Edhe pse gjermanët kishin disa raste pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Kosovën, që provoi disa herë me kundërsulme.
Valmir Sulejlami zhvilloi ndeshje shumë të mirë, i cili shumë ehrë edhe i vetëm përballonte nga dy apo tre mbrojtës.
Në anën tjetër në minuta e fundit ishin pritjet e Visar Bekajt që e lanë portën e Kosovës të paprekur.
Kosova gjendet pas Gjermanisë në renditje me 11 pikë të tubuara. /Telegrafi/