Kosova U 21 ka barazuar 0-0 me Azerbajxhanin U-21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në ndeshjen e zhvilluar në Baku.
Në 45 minutat e parë është zhvilluar një ndeshje e baraspeshuar.
Rastin më të mirë për Kosovën e kishte Rron Broja në minutën 34, ku nuk arriti të godas topin nga një pozitë ideale.
I njëjti lojtar gjuajti me kokë mbi portë, ndërsa pak minuta më vonë (39’), Florent Hasani pati mundësi të mirë, por goditja e tij u bllokua.
Në pjesën e dytë, rastin më të mirë e kishte Enis Bytyqi, i cili nga afërsia nuk realizoi. Në minutat e fundit Kosova kishte raste të shumta.
Në minutat e fundit, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq dy lojtarë vendas, pas dy kartonëve të verdhë.
Formacioni i Kosovës: Bekaj, Kolgeci, Ismajli, Feka, Hasani, Broja, Bytyqi, Jashari, Daku, Krasniqi dhe Loshaj. /Telegrafi/