Kosova U-21 është mysafire e Turqisë U-21 në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian të grupmoshave nën 21 vjeç.
Skuadra e ka zhvilluar mbrëmë (e hënë) stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë U-21, e cila zhvillohet sot (e martë) në Samsun, me fillim nga ora 17:00.
Pas humbjes nga Shqipëria, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit synojnë që ta mbyllin këtë fushatë kualifikuese me rezultat pozitiv.
Në stërvitje, Dardanët e rinj punuan me përkushtim, derisa ekziston dëshirë e madhe për të bërë lojë më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar.
Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte zhvilluar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar 3-1.
Skuadra jonë bën pjesë në Grupin 3, ku nga nëntë xhiro të zhvilluara i ka regjistruar tri fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa qëndron në vendin e parafundit në grup. /Telegrafi/