Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U-21 do të përballet sot (11 qershor) me kombëtaren e Turqisë U-21.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Përballja ndaj Turqisë do të jetë në kuadër të Grupit 3, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet pas fitores 4-0 ndaj Andorrës.
Kombëtarja turke aktualisht është lidere e grupit me katër pikë të grumbulluara, por nëse ‘Dardanët’ i mposhtin sot, atëherë do ta marrin vendin e parë me gjashtë pikë.
Në këtë grup garon edhe Shqipëria, e cila radhitet në pozitën e tretë, me një pikë më pak dhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara sesa Kosova. Sot, në orën 15:00, ajo do të ndeshet me Uellsin.
Supersfida e të rinjve të Kosovës transmetohet në platformën më atraktive televizive, IPKO, në kanalin Supersport Kosova 1. /Telegrafi/