Site icon Telegrafi

Kosova U-21 i ka nisur stërvitjet në Antalia

(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-21 ka filluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për disa ditë në kuadër të Kampit stërvitor për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Për herë të parë Dardanët nën 21 vjeç janë duke u drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani.

(Foto: ffk-kosova.com)

Gjatë qëndrimit në Antalia, Kosova U-21 do të stërvitet nga dy herë në ditë.

Lexo po ashtu Tovërlani publikon listën e Përfaqësueses U21 të Kosovës: Për synimet varet vetëm nga shorti

Ndërkaq, krahas stërvitjeve pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje testuese, në mënyrë që përzgjedhësi i ri ta shohë formën e lojtarëve të grumbulluar.

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version