Telegrafi

Kosova U-21 e mbyll me humbje përballë Izraelit, vendi i parafundit në renditje

Kosova U-21 e ka mbyllur me humbje aventurën e saj në kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur nga Izraeli me rezultat 3-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Rafet Prekazi, nuk ishin kundërshtarë i denjë për izraelitët në asnjë moment.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tel Aviv, vendasit kaluan në epërsi që në minutën e dhjetë me Gnanem.

Pamje nga ndeshja

Po i njëjti shënoi edhe në minutën e 45-të të takimit për 2-0.

Goli i tretë u shënua nga Mari në minutën e 72-të.

Duel gjatë ndeshjes

Kosovës e ka mbyllur këtë garë në vendin e pestë (i parafundit) me dhjetë pikë të grumbulluara.

Kosova ka arritur tri fitore (një në tavolinë kundër Norvegjisë) dhe tri barazime./Telegrafi/