Site icon Telegrafi

Kosova U-20 të mërkurën niset për në Oradea të Rumanisë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës prej 14 deri më 23 Korrik 2017 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë.

Përfaqësuesja jonë i ka filluar përgatitjet nga fundi i muajit maj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Jeton Nixha dhe ndihmësit të tij, Elvedin Plakiqi dhe tanimë janë të gatshëm për gjithë atë që i pret në Oradea.

Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë. Përfaqësuesja jonë ndeshjen e parë do ta luaj më 14 korrik (e premte) me fillim nga ora 15:45.

Basketbollistët që përzgjedhësi Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë:

Muhamedali Janjeva,
Rinor Peci,
Egzon Kuci,
Dardan Kapiti,
Burim Zekiqi,
Dion Haxhosaj,
Mërgim Jakupi,
Edmond Kryeziju,
Bardhosh Kelmeni,
Ilir Hasani,
Gent Shala,
Valon Bunjaku.

Exit mobile version